“Luajmë si prindërit tanë dikur” ishte aktivieti që bëri bashkë prindërit të cilët përmes lojërave të dikurshme, reflektuan me fëmijët e tyre mbi ndryshimet që ka pësuar periudha e fëmijrisë ndër vite.
Drejtorja e Muzeut Dioqezian Loreta Toma, shprehet se përmes këtij aktiviteti synohet edhe shkëputja e fëmijëve nga realiteti virtual në të cilin bëjnë pjesë.
Ndërkohë, drejtorja tregon edhe për synimin që kanë aktivitete të tilla dhe realizimin e tyre në ambjentet e muzeut.
“Fëmijë e prindër në muze” është njëri nga shumë projekte të cilat po organizohen në muzeun dioqezian prej muajsh.