Lulet, duken se edhe këtë vit do të mbeten simboli I festës së Shën Valentinit. Romina Gjeluci, floriste në qytetin e Shkodrës tregon se më I preferuari mbetet trëndafili I kuq I kompozuar në formë zemre.
Klientët këtë vit kanë surprizuar me idetë për kompozimin e luleve tregon floristja Gjeluci, ndërsa shton se fanatikët e luleve kanë përzgjedhur që të mos I shmangen buqetave të cilat I kanë ndërthurur me dhurata të tjera të kushtueshme.
Edhe pse porositë mbyllen disa ditë më parë, Romina Gjeluci tregon se ka nga ata qytetarë të cilët bëjnë porosi për lule në momentin e fundit, duke I shtuar më shumë ngarkesën kësaj dite.
Natyrisht si në të gjithë botën të dashuruarit shkëmbejnë dhurata me njëri-tjetrin edhe në shkodër ndodh e njëjta gjë. Si simbolikë e kësaj dite janë trëndafilat , por nuk kanë munguar edhe lulet e tjera.