Lumi Drin dhe Bunë në ishullin e Dailanit në Shkodër po gërryejnë tokat e banorëve. Një prej tyre, toka e të cilët është dëmtuar ndjeshëm është shtetasi Agim Metani nga lagjia “Alibegaj” në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Tri muajt e fundit gërryerja nga ujërat e lumit ka qenë shumë më e madhe ndaj pronari i kësaj toke Agim Metani kërkon një zgjidhje dhe ndihmë nga institucionet.

Toka që po gërryhet është truall, gjë e cila ka shtuar frikën duke bërë që Agim Metani të mos ketë mundësi që të investojë sepse lumi po përparon gjithnjë e më shumë në tokën e tij.

Deri më tani vetëm shtetasi Agim Metani lumi ka gërryer rreth 5 dynym tokë dhe në rast se nuk gjendet një zgjidhje atëherë edhe ato 20 dynym që i kanë mbetur mund të kenë të njëjtin fat.

Ajo që pret Agimi por edhe banorë të tjerë që kanë tokat në pjesën ku kalon lumi Drin është një zgjidhje nga institucionet përkatëse.

Artikulli paraprakRRUGA E “LIVADHEVE”, BANORËT: TË SHTOHEN INVESTIMET
Artikulli tjetërSHKODËR , PEDONALJA E MOLOS LIHET NË HARRESË