Një fëmijë 10 vjeçar është përplasur nga një makinë pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:45 në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, ku 37-vjeçari E. H. teksa drejtonte makinën me targa AA133SH, ka përplasur 10 vjeçarin E. H. banues lagjen Salo Halili.
Fëmija i plagosur është transportua për në Spitalin Rajonal të Shkodrës,për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit.
Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.