Kjo karrocë me gomar po ecte mbrëmjen e kaluar në aksin Shkodër-Koplik kur papritur një mjet erdhi nga mbrapa edhe e goditi duke shkaktuar këtë aksident.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Grudë Fushë. Nga përplasja personi që po ecte me karrocë por edhe drejtuesi i mjetit kanë arritur që të shpëtojnë duke marrë disa lëndime.
Menjëherë të dy të aksidentuarit u dërguan në spitalin rajonal të Shkodrës pas ndihmës së parë nga mjekët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit për shkak të errësirës mendohet se nuk ka arritur ta dallojë karrocën me gomar duke u përplasur. Mjeti përfundoi në pjesët mbrojtëse në anë të rrugës. Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimor i policisë vendore të Shkodrës për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti rrugor. Sipas veprimeve të para hetimore mësohet se aksidenti ka ardhur si shkak i mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Aksi Shkodër-Hani Hotit mbetet ndër më problematikët sa i përket aksidenteve rrugore. Shkak për aksidentet bëhet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, tejkalimi i shpejtësisë mbi normat e lejuara, përdorimi i telefonit apo edhe konsumimi i alkoolit. Policia rrugore ka shtuar kontrollet e për rrjedhojë edhe gjobat ndaj drejtuesve të mjeteve por sërish ndërgjegjësimi vijon të jetë i ulët duke sjellë aksidente shpesh edhe me humbje jete.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLI MBLEDHJE “PA ZHURMË” PARA ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërHISTORIA, E MOSHUARA QË JETON NË SHTËPI PA DYER E DRITARE