Dy persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja e rëndë u shënua këtë të dielë në aksin Shkodër-Hani i Hotit në fshatin Shtoj i Ri.Automjeti tip Renault me targa AA 658 MK në të cilin ndodheshin 2 anëtarët e familjes Orteku doli nga rruga e më pas u përplas me murin e një biznesi aty pranë.Si pasojë mbetën të plagosur 2 personat që ishin në makinë, ku shtetasi XH. Orteku ndodhet në gjendje të rëndë.Ata u dërguan menjëherë në spitalin e Shkodrës me 2 autoambulanca. Sipas të dhënave paraprake të policisë bëhet e ditur se shoferi Zef Orteku kishte qënë me shpejtësi tej normave të lejuara kur përpara tij është shfaqur një person me motorcikletë, i cili i ka prerë rrugën teksa po hynte në rrugën dytësore të fshatit.Shoferi I makinës për të shmangur përplasjen me motorcikletën ka devijuar duke humbur kontrollin e makinës.Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë të cilat nisën menjëherë hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes.Megjithatë grupi hetimor po punon deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.Ndërsa ka nisur puna për identifikimin e personit që ka qënë më motorcikletë I cili I ka prerë rrugës makinës në atë moment.

Artikulli paraprakBASHA, LETËR PRESIDENTIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR ÇËSHTJEN E PRONAVE
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR 7,12 MILION LEKË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT