rreth orës 20:40 te se merkures, aksin rrugor nacional Koplik – Shkodër, në vendin e quajtur, “Bogiq” Njësia Administrative Koplik, Malësi e Madhe, mjeti motorçikletë me drejtues shtetasin A.M, 41 vjeç
, banues në lagjen Dobre, Koplik ka përplasur një karrocë dore që përdorej nga shtetasi V.S, 53 vjeç, banues në lagjen Pikza, Koplik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Si pasojë e kësaj përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, shtetasi A.M i cili ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën, dhe shtetasi V.S i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për të zbardhur shkakun e aksidentit.