Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se janë marrë të gjitha masat për furnizimin me ilaçe të qendrave shëndetësore edhe në ato zona problematike si shkak i borës dhe ngricave.

Një gjë të tillë ministrja e bëri të ditur pasi ishte në qendra e rikonstruktuara në Bushat dhe Bërdicë.

Në 2019-ën do të mundësohen 100 ambulanca dhe qendra shëndetësore të tjera deklaroi ministrja ndërsa përmendi rikonstruksionin e bërë në qendra e bashkive Shkodër dhe Vau Dejës duke i cilësuar si investime themelore.

Banorët që marrin shërbim në qendrat shëndetësore t rikonstruktuara por edhe vetë stafi mjekësor vlerësuan këto investime.

Pavarësisht rikonstruksionit në disa qendra shëndetësore sërish shumë prej tyre të territorin e qarkut Shkodër kanë nevojë për investime duke qenë se ndodhen në kështu të vështira.

Artikulli paraprakBORA, BASHKIA: PROBLEME ME RRUGËT NË ZONAT MALORE
Artikulli tjetërSHKODËR, 120 FRAKTURA NGA BORA