Nga Shkodra ku u prezantua nisma “Drejtësi pa vonesa” Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se gjykatat duhet të veprojnë me shpejtësi pasi ku ka vonesa ka edhe korrupsion.

Sipas Manjanit reforma në drejtësi është nëna e të gjitha reformave dhe që kjo nënë reformë të mos katandiset si nëna e dreqit. Ndërsa Ambasadori Austriak në Shqipëri Johann Sattler tha se Austria do të vazhdojë të mbështesë rrugën integruese të Shqipërisë dhe Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë pa anëtarësimin e Shqipërisë.Reforma në drejtësi nuk është një kërkesë vetëm për Shqipërinë por të gjitha vendeve të rajonit që duan ti bashkohen BE-së sic është dhe Mali i Zi.Është koha të veproni , ta bëni shpejt.Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për të treguar forcën e ligjit theksoi Sattler. Ndërkohë Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Florian Rauning theksoi se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, bashkë me USAID-in dhe Agjencinë Austriake të Bashkëpunimit për Zhvillim, prezantuan fazën e re të nismës “Për një drejtësi pa vonesa” në Shkodër, me synim rritjen e efikasitetit të proceseve gjyqësore, duke pakësuar vonesat e panevojshme.Pas këtij takimi Ambasadori Austriak bëri një vizitë në bashkinë e shkodrës ku sëbashku me kryebashkiken Voltana Ademi diskutuan marrëdhëniet dhe urat e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Artikulli paraprakLAMTUMIRA E FUNDIT, PËR MONSINJOR LUÇJANO AVGUSTININ
Artikulli tjetërKOMBËTARJA SHQIPTARE BEFASOHET NGA UEFA