Në ditën botërore të shëndetit mendor, organizatat që operojnë në mbrojtje të të drejtave por edhe përkujdesen për pacientët që vuajnë nga sëmundjet mendore në Shkodër kanë organizuar një marshim sensibilizues. Ky marshim vjen edhe në kuadër të përmbylljes së Festivalit të Shëndetit Mendor. Suela Ndoja, psikologe pranë projektit “Shpresa” thotë se marshimi vjen si shkak I nevojës së ndërgjegjësimit të shoqërisë por edhe institucioneve mbi rëndësinë e shëndetit të mirë mendor.
Aksesi I personave të sëmurë mendorë në komunitet dhe përfitimi I shërbimeve, kryesisht shëndetësore, janë disa nga problemet me të cilat përballen më së shumti kjo kategori.
Një problem tjetër I cili kërkon vëmendje të veçantë është fakti se nga viti në vit, po rritet numri I personave të diagnostikuar me sëmundje të ndryshme mendore.
Marshimi përmbylli ciklin e aktiviteteve në kaudër të ditës botërore të shëndetit mendor. Drejtuesit e organizatave kërkojnë nga bashkia Shkodër dhe drejtoria rajonale e shërbimit social të ndërhyjnë në përmirësimin e kushteve në të cilat jetojnë personat e sëmurë në Shkodër