Emigracioni është një plagë e shoqërisë shqiptare e cila vazhdon të jetë prezente masivisht. Shtatë artistë shqiptar, 6 prej të cilëve jetojnë jashtë Shqipërisë do të vijnë në muzeun “Marubi” me ekspozitën e tyre “Shtatë fotografë shqiptarë, një rezidencë” kushtuar emigracionit por edhe shtresave në nevojë. Përpara hapjes së kësaj ekspozite kuratori francez François Cheval thotë se kjo ekspozitë është ndër dhuratat më të bukura në karrierën e tij.

Këta 7 artistë shqiptar që 6 prej tyre jetojnë jashtë Shqipërisë e shohin realitetin me një sy tjetër dhe na hapin edhe një botë tjetër që lidhet me fenomenin e emigracionit që nuk ka të dalur në Shqipëri.

Drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi”, Luçian Bedeni shprehet se me pak guxim janë hapur dyert për artistët e rinj duke patur në fokus artin bashkohor.

Shtatë fotografët dhe kuratori janë ftuar nga Art House dhe Muzeu “Marubi”. Fotografët Abi Shehu, Bib Frrokaj, Elton Gllava, Erdiola Mustafaj, Erjola Zhuka, Marlin Dedaj dhe Orestia Kapidani janë përzgjedhur në edicionin e tretë të “Art House School” e titulluar “Beyond Image”. Ekspozita do të organizohet në hapësirat e Muzeut dhe Art House, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri, Art House dhe Ministrisë së Kulturës.

Artikulli paraprakPROTESTA PËR HEC-et NË MIRDITE, DHUNOHEN 2 ROJET
Artikulli tjetërSHKODËR, SHFAQET TEATRI I POEZISË “LULËKUQJA DHE KUJTIMI”