Muaji i Zojës u mbyll me meshën e shenjtë të kremtuar nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra tek shenjtorja e Zojës në hyrje të qytetit të Shkodrës. Gjatë predikimit të tij arqipeshkëvi Massafra i kërkoi besimtarëve dhe qytetarëve të tjerë që të jenë solidar me njëri-tjetrin.

Një shqetësim mbetet braktisja e vendit nga të rinjtë por arqipeshkëvi Massafra thotë se asnjëherë nuk duhet humbur shpresa.

Një mesazh arqipeshkëvi dha edhe për familjen duke kërkuar që të gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Në meshën e shenjtë morën pjesë besimtarë të shumtë duke përmbyllur kështu muajin e shenjtë të Zojës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 37 VJEÇARJA U GJET E PAJETË, BIE PISTA E VRASJES
Artikulli tjetërSHKODËR, “1 QERSHORI DITË REFLEKTIMI PËR INSTITUCIONET”