Është kremtuar në varrezat e Rrmajit në Shkodër mesha e shenjtë në përkujtim të vdekurve teksa besimtarët janë lutur për të gjithë të afërmit e tyre. Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra gjatë predikimit të tij tha se duhet të jetojmë me shpresë pavarësisht virusit dhe të lutemi për të infektuarit dhe familjet e tyre.

Para se të bëjmë një veprim vazhdoi mesazhin e tij arqipeshkëvi Massafra duhet që të mendojmë se një ditë do të vdesim ndërsa i bëri thirrje besimtarëve që të kërkojmë falje për gabimet që bëjmë.

Dita e të Gjithë besimtarëve të vdekur e njohur edhe si Purgatori është një ditë e veçantë kur kujtohet çdo anëtar i bashkësisë së shenjtërve, përfshirë edhe familjarët, të afërmit dhe miqtë të cilët janë ndarë nga kjo jetë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRUROHET ATELIEJA E PUNËS ME BALTË
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 02.11.2020