Në një kohë kur opozita dhe qeveria akuzojnë njëra-tjetrën për akte të dhunshme në protestat e fundit,
arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra Gjatë meshës së shenjtë për Pashkën i bëri thirrje gjithë shoqërisë dhe politikës që të shmanget dhuna dhe kushdo të marrë përgjegjësitë e veta.
Arqipeshkëvi monsinjor Massafra duke predikuar para besimtarëve i dha mesazhin e qartë të gjitha palëve politike se për situatën në Shqipëri nuk mund të fajësohet gjithmonë komunizmi.
Arqipeshkëvi tha se asgjë nuk është e pamundur dhe fenomenet negative si droga, korrupsioni dhe të tjera me ndihmën e Zotit mund të eleminohen. Shqiptarët mund t’ia dalin tha monsinjor Massafra por jo në mënyrë të menjëhershme por me djersë dhe sakrificë hap pas hapi.
Në meshën e shenjtë të Pashkës në katedralen “Shën Shtjefni” ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm besimtarësh të cilët morën mesazhet e drejtpërdrejta të arqipeshkëvit Massafra. Star Plus transmetoi live meshën e shenjtë për festën e Pashkës.