Shkolla më e madhe akademike në veri të Shqipërisw, “European Academy” ka zhvilluar një Master Class në qytetin e Shkodrës, kësaj here në fushën e estetikës. Master Classi u zhvillua në sallën e konferencave të hotel Colosseu ku kishte një pjeswmarrje të lartë të profesionistëve të kësaj fushe. Arben Paloka, menaxher i “European Academy” thekson se Master Class-et e tilla i japin mundësi të rinjve të mësojnë më shumë prej më të mirëve mbi fushat e ndryshme që ndjekin.

Të pranishmit kishin mudësi të mësonin mbi trendet më të reja të make up-it prej një nga make up artistitëve më të mirë në Shqipëri, Henri Gjata.

Gjatë trajnimit të pranishmit u informuan mbi metodat më të avancuara nga profesionistët e fushave si estetikë e avancuar, estetikë mjekwsore, microblanding dhe eyelashes extention por dhe mbi ofertat e kurseve qw “European Academy” ofron.

 

Artikulli paraprakDAVIDE PECORELLI: KAM VENDOSUR TË KTHEHEM NË SHQIPËRI DHE TË PËRBALLEM ME BURGUN
Artikulli tjetërSHKODËR, 12 VJEÇARI ALDO KODRA BOTON LIBRIN E TRETË