Këtë të shtunë 1820 maturantë në bashkinë Shkodër kanë zhvilluar provimin e maturës në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Për maturantët, teza ishte e thjeshtë, me nivel mesatar vështirësie duke I ndihmuar të japin më të mirën në përgjigjet e tyre.

Elira Smakaj, përgjegjëse e kurrikulës në Zyrën Vendore të Arsimit në Shkodër thotë se pjesëmarrja e nxënësve në provim ka qenë maksimale.

Provimi I Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ishte I dyti nag provimet e maturës. Nxënësit po përgatiten për provimin e Matematikës me datë 17 qershor.

 

Artikulli paraprakPAS 35 VITESH FESTIVALI I FËMIJËVE PA PROFESOR KUJTIM ALINË
Artikulli tjetërSHKODËR, VIJON PËRDORIMI I QESEVE PLASTIKE