Janë takuar pas 40 vitesh maurantët e vitit 1983 të shkollës së ndërtimit “Kolë Idromeno” në qytetin e Shkodrës. Ish maturantët ndërsa qëndronin të ulur në bankat e shkollës, kanë kujtuar me nostalgji vitet më të bukura të rinisë. Muammar Vuci ish drejtori i shkollës “ Kolë Idromeno” ka vlerësuar kontributin e ish maturantëve që kanë dhënë ndër vite.

Ideja që të mblidheshin pas 40 vitesh ishte e ish maturantes Antonjeta Pepa, e cila shprehet mjaft e emocionuar për këtë ritakim pas kaq shumë vitesh.

Një pjesë e maturantëve kanë ardhur jo vetëm nga Shkodra, por edhe nga shtete të tjera si Amerika dhe Italia për t’u bërë të gjithë bashkë pas 40 vitesh në këtë ditë kaq të veçantë për ta.

Artikulli paraprakINTERES PËR TURIZMIN HISTORIK NË LEZHË
Artikulli tjetër“MARUBI”, AKTIVITETI PËR FËMIJË “KARTOLINA IME”