Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Servisi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 52 vjec, banues në lagjen “3 Heronjt”, Shkodër, i cili u kap teksa mbante në automjet, një radio si të Policisë për të kontrolluar lëvizjet e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë (gjithsej 2 radio të sekuestruara), shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Artikulli paraprakANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË NATO, BERISHA: ALEANCA E UDHËHEQUR NGA SHBA, MBUROJA MË E FUQISHME E PAQES DHE LIRISË NË BOTË
Artikulli tjetërMANDATI I STOLTENBERG DREJT PËRFUNDIMIT! EMRAT QË PRITET TA ZËVENDËSOJNË, MES TYRE URSULA VON DER LEYEN