Në Shkodër kanë mbërritur materialet zgjedhore pranë Komisioneve të Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve të cilat më pas do të shpërndahen në gjitha qendrat e votimit të qarkut Shkodër. KZAZ 2 e vendosur tek pallati i sportit “Qazim Dervisi” është më e madhja në Shqipëri.

Kryetari i kësaj KZAZ-je Gazmir Jahiqi dhe zëvendës kryetari Vlash Pjetri shprehen se deri më tani nuk ka asnjë problem dhe se do bëhet shpërndarja në qendrat e votimit.

Është siguruar transporti i materialeve zgjedhore edhe për zonën e Dukagjinit pavarësisht vështirësisë në atë rrugë.

Një risi në këto zgjedhje është vendosja e kamerave të sigurisë në qendrat e votimit si dhe identifikimi elektronik shprehet kryetarja e KZAZ 4 në Shkodër Valbona Tula dhe zëvendës kryetari Paolo Kaceri.

Në qarkun Shkodër janë 8 KZAZ në total me 411 qendra votimi dhe 272 mijë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Artikulli paraprakPS SHKODËR, KANDIDATI BEQAJ: MBËSHTETJE TETRAPLEGJIKËVE
Artikulli tjetërPD, BASHA PËRMBYLL FUSHATËN: NDRYSHIMI NIS NGA SHKODRA