Ka mbërritur në lagjen Qafëhardhi të Shkodrës, helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po ndihmon forcat zjarrfikëse për të shuar flakët masive që kanë përfshirë disa banesa.
Për shuarjen e këtyre flakëve janë mobilizuar 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.
Po ashtu, në terren ndodhen edhe 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.