Mbështetja dhe riintegrimi i familjeve dhe personave të kthyer nga emigrimi, janë në fokus të vëmendjes së Bashkisë së Shkodrës. Në funksion të këtij synimi, është edhe ëorkshopi me temë “Shëndeti Mendor e psikologjik dhe rikthimi në vendin e origjinës” që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Përfaqësuesi I Dimak Albania, Gligor Stojkov flet në lidhje me këtë eksperiencë në Shkodër
Ky është takimi i parë i këtij lloji me ekspertë të fushës sociale (psikologë dhe punonjës socialë) të cilët punojnë me personat e kthyer nga migracioni. Workshopi është organizur nga Projekti i Migracionit për Zhvillim”, GIZ Albania në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Psikanalitik të Berlinit, Bashkinë e Shkodrës dhe Terre des Hommes, në kuadër të ndërhyrjeve të integruara në riintegrimin e personave të kthyer nga migracioni.