Star Plus ka siguruar pamjet e disa personave të papërgjegjshëm të cilët djegin mbeturinat në mes të ditës tek varrezat e Dëshmorëve në Shkodër. Djegja e këtyre mbeturinave është kthyer një një problem shqetësues për dhjetra familje të cilat jetojnë aty. Prej kohësh banorëve u duhet të bashkëjetojnë me mbetjet dhe tymin që lëshon djegja e tyre.
Ndonëse situata paraqitet kritike duket se institucionet përgjegjëse janë dorëzuar përballë këtij fenomeni. Mos ndërhyrja e këtyre institucioneve për t’i dhënë fund djegies se mbeturinave është një nga shkaqet kryesore se pse vazhdon të ndodh kjo “masakër mjedisore”.