Mospastrimi I mbeturinave është një nga problemet që nuk njeh zgjidhje në qytetin e Shkodrës.
Kështu lagjja “Qafëhardhi” mbetet në gjendje të mjerueshme prej vitesh dhe kërkon zgjidhje nga banorët e zonës. Ato bëjnë të ditur se mbeturinat janë bërë shkak edhe për bllokimin e kanaleve pasi duke qenë se kazanët janë shumë pranë tyre, mbeturinat shpesh herë bien edhe brenda tyre.
Një situatë e tillë, banorët e vlerësojnë edhe si pasojë të veprimeve të tyre pasi pranojnë se në disa raste nuk I kanë hedhur mbeturinat në kazanët përkatës, por thjesht në tokë.
Mospastrimi I mbeturinave në disa lagje të qytetit është kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët. Mbetjet urbane të hedhura në mes të lagjeve apo edhe në rrugica të shumta përveçse pengon lëvizjen e lirë rrezikon edhe përhapjen e infeksioneve të shumta tek banorët.
Pavarësisht apelit të bërë disa herë në media nga qytetarë të ndryshëm, pastrimi I kazanëve të mbeturinave ka mbetur peng i politikave, ndërkohë që qytetaërt paguajnë taksën e pastrimit për një shërbim të cilin nuk e përfitojën prej kohësh.