Pamjet që shihni janë regjistruar paraditen e kësaj të hëne në unazën Lindore dhe Perëndimore të qytetit të Shkodrës. Mbeturinat e hedhura jashtë kontiniereve të mbetjeve si shkak i papërgjegjësisë së qytetarëve apo mbushjes së këtyre kontinierëve vazhdojnë të jenë një problem shqetësues në rrugët e qytetit. Ky fenomen, përveç pamjes së shëmtuar që ka shpesh herë bëhet edhe shkaktar për ndotjen mjedisore pasi mbetjet përveç se pengojnë kalimin e qytetarëve në trotuar, janë një rrezik i madh edhe për krijimin e sëmundjeve.

Ndërkohë nuk janë vetëm këto zona që paraqesin këtë problem shqetësues për çdo qytetar, pasi edhe shumë zona të tjera në qytetin e Shkodres të sjellin të njëjtën pamje. këtë herë, përgjegjësia nuk I mbetet institucioneve përgjegjëse por qytetarëve të cilët hedhin mbeturinat në trotuare dhe jashtë këtyre kontenierëve.

Situata më e agravuar është paraqitur gjatë sinës së nxehtë kur mbeturinat e hedhura në tokë krijonin erë të rëndë dhe ishin rrezik potencial për krijimin e sëmundjeve.

Pavarësisht se kjo situatë është e përsëritur prej vitesh, akoma nuk ka patur një reagim nga ana e institucioneve përgjegjëse të cilat nuk kanë marrë masat e duhura për zgjidhjen sa më parë të problemit të depozitimit të mbeturinave jashtë kontenierëve.

Artikulli paraprakMUNGESA E INVESTIMEVE VË NË VËSHTIRËSI BANORËT NË BARDHAJ
Artikulli tjetërPËRFUNDON SISTEMIM-ASFALTIMI I RRUGËS OBLIKË