I vendosur pikërisht për sigurinë e jetës së qytetarëve ky mbikalim duket se është I destinuar të mos përdoret asnjëherë nga këta të fundit. Në një vëzhgim të thjeshtë vihet re se banorë të ndyshëm të zonës apo kalimtarë të rastësishëm asnjëri prej tyre nuk e përdor këtë mbikalim në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Rreziku I aksidenteve të mundshme është tepër I lartë pasi përveç se qytetarët kalojnë në mes të rrugës nga njëra anë në tjetrën por ka edhe nga ata që ecin edhe në krahun e kundërt. Duke qënë se ky është një segment rrugor shumë I frekuentuar pasi është rrugë hyrëse e qytetit edhe numri I automjeteve që e përshkojnë është I konsiderueshëm.

Kjo e rrit ndjeshëm edhe rrezikun për ndonjë aksident me qytetarët që kalojnë nga një anë në tjetrën duke mos respketuar as sinjalstikën por njëkohësisht duke mos ruajtur kështu as jetën e tyre. Pavarësisht këtij risku që iu kanoset në çdo moment ky mbikalim nuk përdoret dhe qytetarët preferojnë të ndjekin mënyrën më të shkurtë për të kaluar rrugën.

Artikulli paraprakSËMUNDJET KARDIOVASKULARE NUK KURSEJNË AS TË RINJTË
Artikulli tjetërBORË NË QAFË THORE-THETH, ARRSH: PO PASTROHET AKSI RRUGOR