Droga që asgjesohet nga policia në zonat malore por edhe në pjesë të tjera të qarkut Shkodër ka mbledhur në një takim të përbashkët në prefekturë Task-Forcën e ngritur kundër kultivimit të cannabis sattiva.

Mbledhja me praninë e prefektit Paulin Radovani, drejtorit të policisë Gjovalin Loka, nënkryetarit të bashkisë Arben Gjuraj por edhe institucioneve të tjera është zhvilluar me dyer të mbyllura. Në dalje nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj tha se ajo që u kërkuar është një koordinim më i madh mes institucioneve për të luftuar drogën.

Prefekti Radovani si organizator i mbledhjes së Task-Forcës u shpreh se çdo institucion duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e veta në luftën kundër drogës. Në ditët në vazhdim mund të ketë një tjetër mbledhje të Task-Forcës për të parë se sa po realizohen detyrat e lënë në këtë takim duke qenë se qarku Shkodër është ndër më problematikët sa i përket cannabissit.

Artikulli paraprakTRUSH, RRUGA U SHTRUA PARA 4-5 VITE POR ËSHTË AMORTIZUAR
Artikulli tjetërDEKORIME PËR TË PUSHKATUARIT, PROPOZIM NË PRESIDENCË