Një shfaqje austriake që sjell baletin modern erdhi në teatrin “Migjeni” në një mbrëmje të veçantë.

Koreografi shqiptar Gjergj Prevazi shprehet se edhe shqiptarët duhet ta përqafojnë idenë e baletit modern përveç klasikes me të cilën jemi brymosur.

Një nga dizenjatoret e skenës Julia Maria Rohn, njëkohësh koreografe thotë se ky lloj arti ose baleti modern është gjithnjë si një eksperiment.

“Bahaus është nga shkolla Gjermane, buron nga arkitektura. Në 1920 një artist i njohur solli diçka të re dhe punoi shumë për të përshtatur lëvizjen e trupi me objektet, se si trupi lëviz në mënyrë të ndryshme,

ka struktura që ndryshojnë dhe performanca jo të njëjta. Gjithmonë është një lloj eksperimenti dhe tashmë pas gati 100 viteve e kemi rikthyer pas disa kërkimeve që kemi bërë duke e lidhur me vizionin tonë, interpretimet tona. Objektet manipulojnë lëvizjet e trupit në skenën e teatrit dhe transformohen në bazë edhe të instrumenteve”.

Një nga kërcimtaret Anna Possarnig u shpreh se ky lloj baleti është i vështirë…

“Është e vështirë sepse ju mund të shihni në këtë vend shumë objekte dhe gjëra tjera mbështetëse kështu ne duhet t’i përshtatemi vendit dhe skenës në teatër dhe ndryshon në çdo moment dhe duhet që të tregohemi të kujdesshëm por besoj për ne por edhe për spektatorët është shumë këndshëm dhe na pëlqen kjo që bëjmë”.

Ky projekt që buron nga shkolla e njohur gjermane Bahaus ka në fokus një vepër muzikore në piano në të cilën përshtatet dansi konteporan.

Artikulli paraprakSHKODËR, KROQI I PËRGJIGJET TRAJNERIT GJONI PËR AKUZAT
Artikulli tjetërVIDHTE PORTOFOLAT NË URBAN,ARRESTOHET