Është mbyllur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër kampionati i disiplinave të ndryshme sportive mes 38-gjimnazeve, i organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit. Qëllimi i këtij kampionati është përfshirja e të rinjve në aktivitete që promovojnë sportin. Ardit Taflaj, përfaqësues i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në Shkodër, bën të ditur se ky kampionat bazohet në projektin “Ekipet Sportive” që KOKSH organizon për të dytin vit rradhazi.

Në përballjen finale të këtij kampionati morën pjesë nxënësit e gjimnazëve të “28-nëntorit”, “Oso Kukës” dhe Malësisë së Madhe, teksa përgjatë implementimit të këtij projekti u angazhuan më shumë se 860-nxënës.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË VELIPOJË, IDENTIFIKOHET DHE SHPALLET NË KËRKIM 25-VJEÇARI
Artikulli tjetërTONIGHT – GJON SHLLAKU