Është mbyllur me sukses mbrëmjen e së shtunës “Fists Of Fire 2”. Tetë ndeshjet e kësaj mbrëmje dhuruan shumë emocione për të pranishmit e shumtë që kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Një nga organizatorët, promotori Mondi Ndou tha se ky është vetëm fillimi, pasi projekte të tjera priten në të ardhmen.

Ish-kampioni i madh i boksit botëror, Roy Jones Jr, u shpreh se do të rikthehet sërish në Shkodër.

“Ndihem mirë. Kalova një natë të mrekullueshme. Kisha një mbështetje të madhe nga fansat. Çdo gjë këtu ishte e mrekullueshme, më pëlqeu. E dua Shkodrën. Më pëlqeu shumë atmosfera dhe do doja të kthehesha përsëri. E shijova shumë dhe me zor pres të kthehem përsëri. Mënyra si të trajtojnë njerëzit këtu dhe harmonia në këtë vend më pëlqeu shumë dhe do kthehem përsëri.”
Dy boksierët shkodranë, Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi, arritën të mbrojnë titujt botërorë dhe për një gjë të tillë u shfaqën shumë të lumtur.

Edhe përgjegjësi i zyrës së sportit në Bashkinë e Shkodrës, Alban Neziri, u shpreh i kënaqur për mbarëvajtjen e këtij turneu, teksa falënderoi organizatorët. Në këtë event nuk munguan të jenë prezent edhe kryebashkiaku Benet Beci, presidenti i KOKSH Fidel Ylli, presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Florend Kalivopulli, deputetët e Parlamentit shqiptar Greta Bardeli, Tomor Alizoti, Paulin Stërkaj, si edhe të tjerë personalitete.

Artikulli paraprakBESËLIDHJA FITON NË KOPLIK
Artikulli tjetërPASHKA, URIMET E AUTORITETEVE VENDORE DHE KLERIT