Është mbyllur turneu ndërkombëtar i boksit “Memorial Vllaznia 2019” i zhvilluar për tre ditë me radhë.

Tre boksier të kombëtares shqiptare në fund kanë marrë çmimet përkatëse. Kështu boksieri më i mirë u shpall Krenar Zeneli, boksieri teknik më i mirë Arjon Kajoshi dhe boksieri më luftarak Muhamet Qamili.

Çmimi për trajnerin më të mirë shkoi për trajnerin e Italisë Fabricio Cappai. Kombëtarja shqiptare në fund të ndeshjeve finale arriti të bëjë paraqitje pozitive duke fituar dy prej ndeshjeve finale me Arjon Kajoshin dhe Krenar Zenelin.

Turneu ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2019” është kthyer tashmë në një traditë në qytetin e Shkodrës teksa shtete të ndryshme çdo vit marrin pjesë duke rritur cilësinë dhe duke sjellë ndeshje të forta.

Ky memorial zhvillohet në nder të figurave shkodran të boksit të cilët nuk jetojnë më.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE HYRJE TE SHKODRES,DY TE PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHKODËR,TAKIM MIQËSOR MES SHKODRËS DHE LEZHËS NË SHAH