Shoqata Poeteka dhe Ambasada e Austrisë në Shqipëri kanë zhvilluar në qendrën rinore Arka në qytetin e Shkodrës një mbrëmje poetike letrare. Ky aktivitet erdhi në kuadër të mbylljes së festimeve të vitit kulturor Austri-Shqipëri
E pranishme në këtë aktivitet kulturor ishte edhe zëvendës ambasadorja e Austrisë në Shqipëri Renate Seib e cila foli jo vetëm për përfundimin e këtij projekti por edhe vitin kulturor Austri-Shqipëri
Në vitin kulturor Austri-Shqipëri Shkodra ka qenë një pikë e rëndësishme e zhvillimit të shumë prej aktiviteteve për të përafruar kulturat e këtyre dy vendeve me një histori dhe marrëdhënie të hershme mes tyre.