Këshilli i bashkisë Shkodër pas një pritje të gjatë nga momenti i konstituimit do të ketë mbledhjen e parë. Kështu kjo mbledhje e parë është vendosur që të zhvillohet me 19 shtator në orën 18:00 në sallën ku janë zhvilluar zakonisht mbledhjet e mëparshme. Tashmë është vendosur edhe se cili do të jetë rend ii ditës i kësaj mbledhje të parë të këshillit të ri të bashkisë i dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Sipas pikave të përcaktuara në këtë mbledhje të parë ende nuk do të shqyrtohet çështja e kryetarit të bashkisë Shkodër, pra nëse këshilli do të vendosë që të qëndrojë Voltana Ademi apo të zëvendësohet nga ndonjë prej nënkryetarëve. Partia Socialiste nuk ka ende një vendimarrje për këtë çështje edhe pse deri më tani është pritur që të gjendet një zgjidhje. Këshilli i ri pas konstituimit iu drejtua me një shkresë prefekturës së qarkut

Shkodër se si duhet të veprojë me kryetarin e bashkisë pas dorëheqjes të Valdrin Pjetrit dhe qëndrimit në detyrë të Voltana Ademit. Prefektura i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të dhënë një zgjidhje por KQZ deri më tani ende nuk ka sjellë asnjë konfirmim se si mund të veprohet dhe për rrjedhojë kjo çështje s’do jetë pjesë e mbledhjes së parë të këshillit të ri të bashkisë Shkodër ndërsa duhen pritur mbledhjet e tjera se çfarë do të ndodh.

Nga ana tjetër rend ii ditës ka katër pika në total. Në këtë mbledhje të parë do të zgjedhet sekretari i këshillit bashkiak pas dorëheqjes të sekretarit të mëparshëm Suel Hadri nga ky pozicion. Përveç sekretarit këshilli i ri do të përcaktojë edhe komisionet e reja të këshillit të cilët do të zhvillojnë mbledhje për të diskutuar çështje të ndryshme përpara se të shkohet me vendimarrje në këshill. Një tjetër pikë e rendit të ditës është marrja e mandatit të Oltion Lulit në radhët e partisë socialiste i cili mungoi në mbledhjen e konsituimit, i vetmi që nuk ishte i pranishëm.

Pika e katërt e përcaktuar është edhe ajo e dhënies së 6% nga ana e bashkisë Shkodër për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike duke qenë se është shtyrë gjatë dhe familjet e varfëra kanë nevojë për ato para.

Për mbledhjen e parë të këshillit të ri të bashkisë Partia Socialiste e Shkodrës është në dijeni ashtu siç edhe kryetarja aktuale e bashkisë Voltana Ademi. Tashmë pritet që mbledhja të shkojë e qetë, pa protesta nga PD ndërsa duhet pritur nëse kryebashkiakja Ademi do të marrë pjesë apo jo në këtë mbledhje të parë përballë 51 kundërshtarëve politik për të cilët demokratët kanë protestuar që nga muaji shkurt dhe deri më tani.

Artikulli paraprakHODAJ: KUSH PËRJASHTOHET NGA POLICIA NUK KTHEHET MË
Artikulli tjetërBASHA NGA SHKODRA: ZGJIDHJA E KRIZËS POLITIKE DO VIJË NGA BRENDA