Pas Tiranës dhe Durrësit Shkodra do të mirëpresë turneun ndërkombëtar të boksit profesionit që është organizuar nga dy biznesmenë. Ky turne ku marrin pjesë 10 boksierë shqiptarë mes të cilëve dhe Zeneli dhe Kajoshi të Vllaznisë, trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni thotë se do të jetë me 21 shtator në ora 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndërsa hyrja për tifozët do jetë falas
Ndeshjet e boksit profesionit do të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm thotë trajneri Gjoni ndërsa boksierët më të mirë do të kenë mundësi të firmosin një kontratë profesioniste në Amerikë
10 boksierët shqiptar do të përballen me boksierë nga shtete të ndryshme ndëra s’do të ketë aspak tolerime por përkundrazi
Tashmë ajo që synohet është zhvillimi i boksit profesionit me ritme më të shpejta edhe në Shqipëri duke qenë se nuk mungojnë elementët cilësor.