Mediat lokale dhe korrespondetët e mediave kombëtare në qytetin e Shkodrës kanë bojkotuar festën e 103-vjetorit të policisë në Shqipëri, festë e cila u mbajt edhe në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës.

Ka qenë një bashkim unanim i gazetarëve për të bojkotuar jo vetëm këtë aktivitet të 103-vjetorit të krijimit por edhe aktivitete të tjera që lidhen me policinë e Shkodrës. Shkak për këtë bojkot që në fakt nuk ka ndodhura ndonjëherë më parë në këtë lloj mënyre janë bërë disa raste të përsëritura të sjelljeve dhe abuzimeve të policëve me gazetarët dhe kameramanët e terrenit. Përveç këtyre sjelljeve drejtoria vendore, ajo qëndrore, zyrat e shtypit në Shkodër por edhe Tiranë apo edhe vetë ministri i brendshëm Saimir Tahiri janë mjaftuar me telefonata apo takime kokë me kokë duke u munduar që të sheshojnë situatat. Sa i përket reagimeve zyrtare, qëndrimeve apo edhe masave të marra në këtë aspekt policia nuk ka bërë asgjë. Rasti më i fundit është shoqërimi i kameramanit të televizionit Rozafa Kristian Troshani pa asnjë arsye. Pavarësisht reagimit të fortë mediatik, policia nuk ka sjellë asnjë lloj komunikate për të sqaruar ashtu siç edhe në rastet e mëparshme me gazetarët e “Star Plus” apo mediave të tjera edhe pse të vërtetuar me foto dhe videoi dhuna e ushtruar nga shefa policie, komunikatat njoftonin se nuk ka patur dhunë. Marrëdhëniet e medias me policinë në Shkodër historikisht kanë qenë të mira dhe korrekte përjashto keqkuptime ose ngjarje të veçuara por të rralla. Rastet e ripërsëritura brenda një kohe të shkurtër dhe neglizhenca për të marrë përgjegjësitë apo për të sqaruar ka bërë që mediat e Shkodrës dhe Tiranës të bojkotojnë 103 vjetorin e policisë, bojkot që do vijojë derisa disa lloj policësh të kuptojnë se cili është misioni i tyre dhe se çfarë të drejtash kanë.

Artikulli paraprakLEJET E NDËRTIMIT, TË GJITHA NGA BASHKITË
Artikulli tjetërMBIFATURIMI I ENERGJISË, FAMILJA LLESHAJ REAGON NDAJ OSHEEE