Medreseja e djemve “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër ka organizuar një aktivitet për 28 nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Përgjegjësi i Myftinisë Shkodër, Arben Halluni duke uruar këtë festë të rëndësishme për kombin shqiptar tha se shqiptaret duhet të jenë të pavarur dhe të shmangen edhe nga disa fenomene negative që janë kthyer në një shqetësim serioz për shoqërinë tone.
Drejtori i medresesë “Haxhia Sheh Shamia” Kujtim Dervishi tha se festat e nëntorit përkojnë këtë vit edhe me 30 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle të rëndësishme në Shkodër ndërsa kujtoi momentet e para që ishin të vështira për të ardhur deri në ditët e sotme me rezultatet e larta që ka medreseja.
Nxënësit e medresesë së djemve vijuan me një aktivitet artistiko-kulturor por duke sjellë në vëmendje edhe disa prej ngjarjeve historike që sollën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.