Përmes interpretimeve të shumta, nxënësit e medresesë së djemve “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër kanë uruar festën e mësuesit. Drejtori I kësaj shkolle Kujtim Dervishi thotë se mësuesit janë ato të cilët mbajnë të ndezur shpresën tek brezi I ri ndërsa tregon se kjo festë përkon edhe në kohën e themelimit të medresesë në Shkodër.

I pranishëm në këtë aktivitet, myftiu I Shkodërs imam Muhamed Sytari shprehet se mësuesi nuk duhet të jetë vetëm një rrogëtar, por një misionar në fushën e dijes.

Gërshetimi I tradicionales dhe bashkëkohores ëshët përherë pjesë e aktiviteteve të zhvilluara në medresenë e djemve “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKSPOZITË NË DIZAJN DHE GRAFIKË
Artikulli tjetërSHKODËR, NXËNËSIT EKSPOZITË DHURATË PËR 7 MARS