Një seminar me imamët e Shkodrës është organizuar ditën e sotme nga Myftinia Shkodër. “Thirrësi islam, garanci e sigurisë dhe paqes në Shqipëri” ishte tema për të cilën referoi I ftuari I veçantë në këtë aktivitetet, mendimtari islam nga Siria Salahudin Ahmed Keftaro. Myftiu I Shkodrës Imam Muhamed Sytari vlerësoi prezencën e mendimtarit në këtë takim ndërkohë tregoi edhe rolin e imamit në shoqërinë shqiptare.

Mendimtari nga Siria Salahudin Ahmed Keftaro thotë se praktikimi I fesë në përditshmëri nuk I bën muslimanët terroristë dhe shton se ky paragjykim duhet të ndryshojë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin imamë të ardhur nga trevat shqiptare të cilët u njohën nga afër me mendimtarin islam nga Siria Salahudin Ahmed Keftaro.

Mendimtari prej 2 ditësh ndodhet në qytetin e Shkodrës ku përmes aktiviteteve ka dhënë mesazhe mbi paqen dhe duke hedhur poshtë argumentet se besimtarët muslimanë janë terroristë.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZJARRFIKËSIT PA KAPACITETE NJERËZORE E TEKNIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, “LUAJMË PËR PËRFSHIRJEN SOCIALE”