Një 61 vjeçare ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje pasi ka rënë pre e dhunës familjare.
Në fakt është një rast jo si gjithë të tjerët. Kësaj here është dhëndri ai që ka goditur vjehrrën e tij. Kështu shtetasja Z.T vjeç 61 është dhunuar nga dhëndri i saj shtetasi A.K 43 vjeç.
Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka plotësuar kërkesë padinë duke lëshuar urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes për 61 vjeçaren.
Vjehrra dhe dhëndri kanë patur një debat mes tyre duke e kthyer kështu në konflikt. 43 vjeçari ka tejkaluar çdo normë duke qëlluar kështu në drejtim të vjehrrës. Kjo e fundit ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.
Autori i dhunës, 43 vjeçari A.K po ndiqet penalish në bazë të ligjit “për masa ndaj dhunë në marrëdhëniet familjare”. Dhuna në familje vijon të njohë vetëm rritje me raste që janë gjithnjë e më shumë duke u kthyer kështu në një shqetësim serioz për shoqërinë.
Ja njoftimi i policisë për rastin në fjalë”:Më datë 10.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Z.T, vjeç 61, pasi dhëndri A.K, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.