Kjo është drita që ndriçoi besimtarët e krishterë në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër e cila simbolizon festën e shenjtë të Pashkës që kulmon me ringjalljen e Jezusit.
Besimtarët e krishterë morën pjesë në meshën e shenjtë të kremtuar nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i cili uroi festën e Pashkës. Në mesazhin e tij arqipeshkëvi u ndal tek lufta e Rusisë me Ukrainën duke kërkuar që të përfundojë sa më shpejt. Arqipeshkëvi i Shkodrës u lut edhe për paqe mes Izraelit dhe Palestinës duke qenë se ditët e fundit ka patur trazira. Përpara besimtarëve arqipeshkëvi në natën e shenjtë të Pashkës iu kërkoi që secili të angazhohet për të bërë vetëm vepra të mira duke përmendur edhe politikën.
Disa të rinj të krishterë morën sakramentin e Pagëzimit dhe Krezmimit ndërsa arqipeshkëvi bekoi besimtarët e pranishëm në meshën e shenjtë në festën e Pashkës e cila u transmetua drejtëpërdrejtë nga Star Plus TV.