Besimtarët katolik në gjithë botën festojnë festën e shenjtë të Pashkës, ngjalljen e Jezusit. Në katedralen “Shën Shtjefni” u kremtua mesha e shenjtë e vigjiljes së Pashkës nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i cili tha se kjo festë duhet t’i gëzojë të gjithë….
Hyji na ka krijuar në shëmbëlltyrën e tij tha arqipeshkëvi Massafra duke kërkuar që të jemi besnik ndaj Zotit…..
Mesha e shenjtë e Pashkës përkon me ngjalljen e Jezusit pas kryqëzimit të tij dhe simbolizon rikthimin e shpresës për mbarë njerëzimin.