Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë në vigjelje të festës së Pashkës.
Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra gjatë predikimit përpara besimtarëve të krishterë tha se asnjëherë nuk duhet që t’i biem mohit Hyjit sepse kur Shqipëria e bëri një gjë të tillë gjatë komunizmit për 40 vite thuajse kombi u shkatërrua u shpreh arqipeshkëvi.
Gjatë meshës së shenjtë në vigjilje të Pashkës disa të rinj kanë marrë pagëzimin duke nisur kështu rrugëtimin drejt njohjes me Zotin.
Duke shfrytëzuar këtë moment arqipeshkëvi Massfra iu drejtua të rinjve duke thënë që të mohojnë të keqen dhe të mos justifikohen me kushtet e vështira ekonomike për të shkuar tek fenomenet negative.
Star Plus transmetoi drejtpërdrejtë meshën e shenjtë të vigjiljes së Pashkës në katedralen “Shën Shtjefni”.
Njëkohësh Star Plus ishte drejtpërdrejtë edhe me meshën e shenjtë tek kisha françeskane në Shkodër dhe kisha katolike në Vau Dejës duke sjellë për të gjithë mesazhet e përcjella dhe atmosferën e festës së Pashkës.