Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë në përkujtim të Shën Deda Guzman, meshtar dhe themelues i Urdhrit të Predikatarëve. Shën Deda Guzman jetoi ndërmjet shekullit XII dhe XIII. Dy aspiratat më të mëdha të shën Domenikut janё ungjillëzimi i atyre që nuk e njihnin Jezusin dhe riungjillëzimi i atyre që kishin dalë nga rruga e drejtë e fesë. Mesha për Shën Dedën e kremtuar nga famullitari i famullisë “Zoja e Shkodrës” dom Vlash Palaj përkoi edhe me ndarjen nga jeta të biznesmenit shkodran Dedë Fushaj.

Famullitari Palaj dha edhe disa mesazhe për besimtarët.

Shën Deda Guzman është një nga figurat më të mëdha të historisë së Kishës teksa themeloi Urdhërin e Fretërve Predikatarë, të njohur si domenikanët. Bolonja qe qyteti, ku zhvillohen dy kapitujt e parë të përgjithshëm të Urdhërit, në të cilat përcaktohen pikat kryesore: predikimi, varfëria por një varfëri prej lypësi, aspekt ky, i lidhur për herë të parë me një Urdhër kishtar, pastaj studimi e natyrisht, misioni. Bolonja është edhe vendi ku ndërroi jetë shën Deda Guzman më 6 gusht 1221 ndërsa në vitin 1234 Papa Gregori IX e shpalli shenjt.

Artikulli paraprakNJË SULMUES NIS STËRVITJEN ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërPEZULLIMI I FONDEVE PËR BUJQËSINË, BASHA: DO KËRKOJMË NGRITJEN E NJË KOMISIONI HETIMOR