Në kishën e Shën Kollit, në 10 vjetorin e ndërtimit të saj u kremtua mesha e shenjtë. I pranishëm gjatë meshës ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri imzot Charles John Broën i cili tha se kishën nuk duhet ta shohim vetëm si ndërtesë por të jemi edhe në brendësi të saj.
“Pas shembjes së kësaj kishe dhe objekteve të tjera të kultit nisi edhe pushtimi i Shqipërisë dhe sot ja ku jemi në 10 vjetorin e ndërtimit të kishës së Shën Kollit. Ne kishën s’duhet ta shohim vetëm si ndërtesë por të jemi në brendësi të saj. Rilindja shqiptare kontribuoi dhe ruajti fort fenë pavarësisht vështirësive të mëdha dhe për këtë duam t’i falenderojmë”.
Nga ana e tij arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra në predikimin e tij dha një mesazh duke thënë se duhet t’i kujtojm të rinjve të kaluarën e errët të sistemit komunist që ndaloi fenë në Shqipëri.
Arqipeshkvi Massafra tha se gjatë të dielave numri i atyre që shkojnë në kishë është duke u pakësuar ndaj bëri një thirrje për adoleshentët dhe të rinjtë që të marrin pjesë në meshës e shenjtë të së dielës…
50 vite më parë kisha e Shën Kollit në Shkodër u shemb nga regjimi monist bashkë me shumë objekte të tjera të kultit. 10 vite më parë kjo kishë u ndërtua sërish dhe u shugurua ndërsa këto ditë është përkujtuar ringritja e kishës së Shën Kollit.