I buzëqeshur, fisnik dhe i dashur u shfaq edhe në 87-vjetorin e tij. Shumë miq e artistë që dolën nga duart e tij e pritën me shumë ngrohtësi Nard Bushatin, ish drejtuesin e Klubit të Rinisë nga ku u prodhuan disa prej emrave të mëdhenj të artit shkodran e shqiptar ndërsa sot vlerësojnë atë kontribut të Nard Bushatit
“Mjeshtri i Madh”, aktori i humorit Zef Deda përveç falenderimeve rezervoi edhe një surprizë të bukur për mësuesin e tij Nard Bushati.
Dy emra të mëdhenj të këngës Bujar Qamili dhe Vjoleta Zefi tregojnë se si Nard Bushati kishte përkushtimin maksimal ndaj të rinjve
Nard Bushati drejtoi klubin e rinisë deri në vitet ’90, institucion që më pas pushoi së ekzistuari dhe prej 30 vitesh thuajse të gjithë të rinjtë mbi 18 vjeç nuk e kanë një strehë të tillë duke bërë që shumë talente të humbin rrugës.