Në bankën ku qëndronte 10-vjeçari që humbi jetën në Gurin e Zi në Shkodër, shokët dhe shoqet e tij vendosën këtë buqetë me lule në kujtim të tij. Lajmi i ndarjes nga jeta të 10-vjeçarit me inicialet N.Y i cili po tentonte të improvizonte një video vetëvrasjeje për ta publikuar në rrjetin social Tik Tok ka tronditur të gjithë.

Për mësuesit, nxënësit dhe gjithë rrethin shoqëror në Gurin e Zi ky ishte një prej mëngjeseve më të vështira. Mësuesja kujdestare e 10 vjeçarit Roberta Naraçi tregon se ishte një djalë që mësonte mire.

Gjatë pranisë në shkollë sipas mësueses së tij 10 vjeçari nuk ka shfaqur asnjë problematikë.

Komunikimi me familjarët ka qenë i vështirë për mësuesit por nga bisedat me persona të afërm me familjen kanë konfirmuar se ngjarja e rëndë ka ardhur si shkak i tentativës të 10 vjeçarit në improvizimin e videos të vetëvrasjes.

Gjyshja e një nxënësit tjetër që mëson në shkollën “Atë Gjon Karma” e përlotur kërkon që rrjeti social Tik Tok të mos lejohet të përdoret në Shqipëri pas këtij rasti të rëndë.

Në familjen e 10-vjeçarit me inicialet N.Y gjendja është e vështirë ndërsa pasditen e djeshme është bërë edhe ceremonia mortore. Ndërkohë policia vendore e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje shokuese për të gjithë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONCERTI “N’GEN” ZBUKURON MBRËMJEN E QYTETIT
Artikulli tjetërSHKODËR, PUNONJËSJA SOCIALE: 10 VJEÇARI PA SHENJA AGRESIVE