Ministri i mjedisti Blendi Klosi inspektoi lumin Buna, vendin në të cilin pak ditë më parë janë hedhur kafshë të ngordhura, gjë për të cilën Mali i Zi dërgoi një notë proteste. Ministri Klosi e cilësoi një krim mjedisor hedhjen e kafshëve të ngordhura në lum dhe se tashmë po hetohet për të gjetur autorët dhe ndaj tyre do të ketë zero tolerancë.
Tashmë ka nisur puna për pastrimin e lumit Buna nga këto kafshë të ngordhura u shpreh Agim Dardha drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër.
Shkaktarët e ndotjes së lumit dhe hedhja e kafshëve të ngordhura dyshohet se është kryer nga një pulari dhe tashmë policia bashkë me prokurorinë dhe institucione të tjera po hetojnë për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje dhe për të përballur me ligjin autorët e këtij krimi mjedisor.