Ministri i Bujqësisë i Turqisë Bekir Pakdemirli zhvilloi një vizitë edhe tek xhamia e Plumbit në Shkodër për të cilën qeveria shqiptare dhe ajo turke kanë firmosur një marrëveshje për rikonstruksionin e saj ndërsa shoqërohej nga ministrja e kulturës e Shqipërisë Elva Margariti.

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari tha se rikonstruksioni dhe mbrojtja nga përmbytjet për xhaminë e Plumbit e cila shpesh herë është në ujë është një lajm i gëzueshëm.

Ministri turk Pakdemirli tha se dëshira e Presidentit të Turqisë Erdogan është që të ndërtojë sa më shumë xhami apo edhe kisha në vende si Shqipëria.

Koordinatori politik i PS për qarkun Shkodër Ilir Beqaj i tregoi ministrit turk për harmoninë fetare që mbizotëron në Shkodër apo edhe në Shqipëri duke i dhënë edhe një shembull konkret.

Xhamia e Plumbit në Shkodër edhe pse një monument shumë i rëndësishëm i kulturës dhe me një rëndësi edhe në nivel europian sa i përket objekteve të kultit për vite me radhë

është lënë në harresë duke u dëmtuar gradualisht ndërsa një dëm të madh kanë shkaktuar edhe përmbytjet e herë pas hershme por tashmë falë marrëveshjes mes dy qeverive asaj shqiptare dhe turke duket se xhamia e Plumbit në Shkodër do të shpëtojë nga dëmtimi i mëtejshëm.

Artikulli paraprakSHKODËR, TURQIA DHURON 60 TON KONCENTRAT
Artikulli tjetërANA E MALIT, ADMINISTRATORI: DËMET DERI NË 5 MLN EURO