Takimi i parë i ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Shkodër ishte në një aktivitet sensibilizues ndaj kancerit të gjirit të organizuar nga shëndeti publik vendor. Ministrja Manastirliu u shpreh se sensibilizimi për kontrollet e grave dhe vajzave ndaj kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Pandemia tha ministrja Manastirliu ka ndikuar në uljen e kontrolleve të grave dhe vajzave për kancerin e gjirit duke kërkuar që këto kontrolle të shtohen dhe të mos ketë asnjë neglizhencë.

Investimet në spitale do të vijojnë bashkë me aktivitetet për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave gjatë tetorit rozë, muaj i cili i kushtohet luftës kundër kancerit të gjirit.

Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, PRAGNDESHJA VLLAZNIA-ERZENI
Artikulli tjetërSHQIPËRI/ “E PASHË NË LAVAZH, MË PËLQEU”! POLICI FIKSOHET PAS VAJZËS ME “TOYOTA YARIS”