Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar planin lokal e veprimit të zhurmave në mjedis. Fillimisht planin e prezantoi drejtorja e mjedisit në bashkinë Shkodër Aida Shllaku ndërsa më pas këshilltarët kërkuan të dinë se kush do të jetë struktura brenda bashkisë dhe buxheti përkatës për zbatimin e këtij plani të zhurmave.
Në diskutimin për planin lokal për zhurmat u përfshi edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila pas këshilltarit Fatlum Nurja tha se bashkia nuk është ajo që jep leje në lidhje me zhurmat e lejuara në mjedis kryesisht gjatë sezonit turistik në Velipojë por edhe në lokalet në qytetin e Shkodrës.
Plani i veprimit për zhurmat u miratua me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm në sallën e këshillit bashkiak.