Megjithë sensibilizimin e madh që bëhet për ekzaminimin dhe parandalimin e mbrojtjen nga kanceri i gjirit sërish interesi duket se është i ulët.

Specialistja e mamografisë Valmira Gjonaj thotë se nuk është e kënaqur nga numri i vizitave të cilat arrijnë jo më tepër se 3 në ditë, në një kohë kur sipas saj kjo sëmundje sa vjen cdo vit e në rritje

Numri i ulët i vizitave, sipas mjekes specialiste vjen për shkak se gratë tremben nga kontrolli dhe ky është gabimi më i madh që ato mund të bëjnë thotë Gjonaj

Ndërkohë mjekja Gjonaj i bën thirrje të gjitha grave që duhet të paktën një herë në vit të vijnë e të ekzaminohen për të zbuluar fazat e hershme dhe kjo mundeson jo thjesht kurimin por edhe shpëton jetë.

Ekzaminimi periodik te pakten nje here ne vit per femrat mbi moshen 30 vjeçe, do te thote me pak rrezik per perhapjen dhe parandalimin e tumorit kryesisht tek gjiri i femrave.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGA E HARRUAR NGA INSTITUCIONET
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË KËRKIM TË NJË TRAJNERI